Ndërlidhjet

Marsh në Tatarstan kundër krizës bankare


Marshi në Kazan të Tatarstanit
Marshi në Kazan të Tatarstanit

Qindra njerëz, shumica prej të cilëve klientë të tri bankave në republikën ruse të Tatarstanit, licencat e të cilave janë revokuar, kanë marshuar drejt selisë së qeverisë, për t’ia dorëzouar një letër proteste udhëheqësisë së republikës.

Banka e Rusisë më 3 mars ua ka hequr licencën tri bankave -Tatfondbank, Intechbank dhe Ankor Bank- në të cilat, aksionari më i madh është qeveria regjionale.

Më shumë se 300 njerëz janë mbledhur jashtë ndërtesës së qeverisë në Kazan, kryeqytetin e Tatarstanit, ku ja kanë dorëzuar një letër kryeministrit, Ildar Khalikov, i cili është anëtar i bordit të këtyre tre bankave.

Ata kanë kërkuar që Khalikov të dorëhiqet dhe qeveria të gjej paratë që t’i kompenzojë rreth 681 milionë dollarë ndaj klientëve të këtyre bankave.

Khalikov personalisht e ka pranuar letrën e protestusve dhe autoritetet kanë premtuar se do të përgjigjen ndaj kërkesave të qytetarëve më 6 mars.

Letra si duket përmban propozime për zgjidhjen e problemit të rimbursimit të kursimeve të klientëve të këtyre bankave, përshirë edhe krijimin e një komiteti të përbashkët, ku do të merrnin pjesë autoritetet dhe klientët e këtyre bankave.

Khalikov u ka premtuar protestuesve se letrën me propozime do t’ia dërgojë edhe presidentit tatar, Rystam Minnikhanov.

XS
SM
MD
LG