Ndërlidhjet

Pakistan: Pesë ushtarë janë vrarë nga militantët


Pjesëtarë të ushtrisë së Pakistanit gjatë një operacioni
Pjesëtarë të ushtrisë së Pakistanit gjatë një operacioni

Ushtria e Pakistanit thotë se militantët islamikë i kanë sulmuar disa baza ushtarake në rajonin përgjatë kufirit me Afganistanin gjatë natës, me ç’rast i kanë vrarë pesë ushtarë pakistanezë.

Në deklaratën e sotme të ushtrisë theksohet se militantët e kanë kaluar kufirin nga Afganistani dhe kanë arritur në rajonin fisnor, Mohmand, ku i kanë sulmuar tri pozicione ushtarake.

Gjatë përleshjeve që pasuan janë vrarë 10 militantë, tha ushtria e Pakistanit.

Në shënjestër të disa ofensivave të ushtrisë pakistaneze ishin bazat dhe infrastruktura e përdorur nga grupe të ndryshme militante, që kanë prani të fuqishme në rajonet fisnore të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG