Ndërlidhjet

Talibanët marrin nën kontroll një qark të rëndësishëm në Helmand


Ilustrim
Ilustrim

Luftëtarët talibanë kanë marrë nën kontroll një qark strategjik në qendër të Sangin në provincën Helmand, pasi forcat qeveritare u tërhoqën nga kjo zonë.

Forcat qeveritare ishin tërhequr nga qendra e këtij qarku, pasi kanë një seli qendrore rreth dy kilometra në jug të Sangin. Por para se të largoheshin, ata kishin shkatërruar ndërtesat, pajisjet dhe makinat.

Forcat afgane “e kanë mbrojtur qendrën e këtij qyteti dhe më pas janë larguar. E vetmja gjë që kanë lënë për talibanët kanë qenë rrënjojat e ndërtesave”, thuhet në një reagim të forcave afgane.

Një zëdhënës talibanë ka thënë se grupi militant ka marrë nën kontroll selinë e policisë dhe një bazë ushtarake, duke marrë pajisjet e forcave afgane.

Zëdhënësi i guvernatorit të Helmandit ka thënë se forcat afgane kanë bërë “një tërheqje taktike” nga kjo zonë, me qëllim që të shmangen viktimat në mesin e civilëve.

Sangin ka qenë skenë e luftimeve të ashpëra për vite të tëra, që prej se ka rënë regjimi taliban në Afganistan.

Më shumë ushtarë amerikanë dhe britanikë ishin vrarë duke mbrojtur qarkun Sangin sesa në 400 qarqet e tjera të provincave në Afganistan.

XS
SM
MD
LG