Ndërlidhjet

Putin takohet me Le Pen, thotë se nuk po kërkon të ndërhyjë në zgjedhje


Marine Le Pen, gjatë vizit5s në Moskë
Marine Le Pen, gjatë vizit5s në Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar me kandidaten për presidente të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen në Kremlin dhe i ka thënë asaj që Moska ka të drejt të takohet me çdo politikanë francezë nëse do.

Putin në takimin me Le Pen gjithashtu tha se Rusia nuk po kërkon që të ndikojë në zgjedhje presidenciale në Francë.

“Në asnjë mënyrë ne nuk duam të ndikojmë në zhvillimet aktuale por ne kemi të drejtë të komunikojmë me të gjithë përfaqësuesit e të gjitha forcave politike të vendit”, citohet të ketë thënë Putini.

Ai tha se “partnerët tanë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara”, e kanë po të njëjtën të drejtë.

Le Pen më herët gjatë ditës është takuar me ligjvënës rusë, ku ka bërë thirrje për raporte më të afërta në mes të dy vendeve.

Ajo gjithashtu ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve të qeverive Perëndimore ndaj Moskës, që u vendosën pas ndërhyrjeve të Rusisë në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG