Ndërlidhjet

Rusia mohon se i ndihmon talibanët afganë


Afganistan - foto arkivi
Afganistan - foto arkivi

Një diplomat i lartë rus e hodhi poshtë deklaratën e një gjenerali të lartë amerikan, se Moska mund të jetë duke ndihmuar militantët talibanë, të cilët luftojnë Qeverinë në Afganistan dhe forcat amerikane atje.

“Ky është një vlerësim absolutisht i rremë”, tha Zamir Kabulov, udhëheqës i departamentit për Afganistanin, pranë Ministrisë së Jashtme ruse.

Të enjten, komandani suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Curtis Scaparrotti, tha se ka parë prova të përpjekjeve ruse për të ndikuar talibanët, e “ndoshta edhe për t’i furnizuar ata”.

Kabulov tha se deklarata e Scaparrottit synon “të justifikojë”, siç tha ai, dështimin e ushtrisë amerikane në Afganistan.

XS
SM
MD
LG