Ndërlidhjet

Le Pen: Do të jepja dorëheqje nëse Franca do të mbante euron


Marine Le Pen
Marine Le Pen

Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen, tha se nëse plani i saj për ta nxjerrë Francën nga Eurozona refuzohet, ajo do të japë dorëheqje.

Le Pen, duke folur për radion Europe 1, përsëriti planet për të mbajtur referendum mbi monedhën euro, nëse zgjidhet presidente.

“Nëse (vota) është ‘jo’, unë do të ik”, tha ajo.

Le Pen tha se mbështetja për Eurozonën do të thotë se populli francez “zgjedh një model të qeverisjes së imponuar" nga Bashkimi Evropian, nga i cili Le Pen dëshiron po ashtu të dalë.

“(Vota ‘jo’) po ashtu do të nënkuptonte se 70 përqind e projektit tim nuk mund të realizohet”, shtoi Le Pen, raporton AP.

Le Pen është në krye të sondazheve përpara zgjedhjeve të 23 prillit, së bashku me kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron.

XS
SM
MD
LG