Ndërlidhjet

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee qëndron në Kosovë


Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, ka filluar vizitën dy ditore në Kosovë.

Yee sot fillimisht ka zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Në një komunikatë për media nga Kuvendi, thuhet se kryeparlamentari Veseli dhe zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, Hoyt Yee, kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për raportet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Në këtë takim, z.Yee dhe kryeparlamentari Veseli, diskutuan për përgjegjësitë që ka Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, në raport me qytetarët e saj por edhe në raport me fqinjët. Kryetari i Kuvendit e falënderoi zyrtarin e lartë amerikan për mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke e konsideruar atë vendimtare për shumë procese të cilat e kanë përcjellë vendin tonë në kohë të ndryshme", thuhet në komunikatë.

Në komunikatën e Kuvendit theksohet po ashtu se kryetari Veseli e ka njoftuar Yee për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për përkushtimin e institucioneve “për të çuar përpara procesin e integrimeve evropiane, dhe për t’i dhënë hov të ri zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve".

Hoyt Yee qëndron në Kosovë
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:02 0:00

Pas takimit me Veselin, Yee është takuar edhe me zëvendëskryeministrin, Branimir Stojanoviq dhe udhëheqësin e grupit parlamentar “Lista Serbe”, Slavko Simiq.

Yee takon edhe ministren për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se Yee të mërkurën do të ketë takim edhe me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

Vizita e zëvendës-ndihmës Sekretarit të shtetit, po zhvillohet në kohën kur në Kosovë është ndërmarrë nisma për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mision ushtarak.

Në këtë çështje, institucionet e Kosovës, nuk kanë hasur në mbështetjen amerikane, për shkak të formës së propozuar për këtë transformim.

Përderisa institucionet e Kosovës, me nismën e presidentit Hashim Thaçi po synojnë që transformimi të realizohet përmes ligjit, Shtetet e e Bashkuara të Amerikës preferojnë që transformimi të zbatohet përmes amendamentimit të Kushtetutës. (REL)

XS
SM
MD
LG