Ndërlidhjet

Yatsenyuk: Akuzat e Rusisë janë totalisht absurde


Arseniy Yatsenuyk derisa ishte kryeministër i Ukrainës
Arseniy Yatsenuyk derisa ishte kryeministër i Ukrainës

Ish-kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, i ka hedhur poshtë akuzat e Rusisë, pasi një gjykatë ruse ka njoftuar se ka paraqitur fletarrest ndërkombëtar për të.

“Urrejtja dhe absurditeti total janë themele të regjimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin”, tha Yatsenyuk.

Ai ka konfirmuar se qeveria e Ukrainës e ka njoftuar atë për fletarrest nëpërmjet një positmi të djeshëm në rrjetin Facebook.

Në shtator të vitit 2015, shefi i Komitetit Hetimor tëRusisë, Aleksandr Bastrykin e akuzoi Yatsenyukun për luftë në Çeçeni dhe për torturimin dhe ekzekutimin e ushtarëve të Rusisë.

Në atë kohë, një zëdhënëse e zotit Yatsenyuk tha se zyrtarët e Rusisë duhet t’i kontrollojnë mendjet e tyre.

Rusia dëshiron që ta zhvillojë një proces gjyqësor kundër tij, lidhur me akuzat se ka marrë pjesë në një grup të armatosur në Çeçeni, në mes të viteve të 90-ta dhe se ka luftuar kundër ushtarëve rusë, gjatë luftës së atëhershme separatiste.

XS
SM
MD
LG