Ndërlidhjet

Rumani: Vërtetohet dënimi për shefin e burgut të periudhës komuniste


Ion Ficior pas përfundimit të gjykimit të sotëm në përcjellje të policisë është dërguar në burg
Ion Ficior pas përfundimit të gjykimit të sotëm në përcjellje të policisë është dërguar në burg

Një gjykatë në Rumani e ka vërtetuar dënimin me 20 vjet burg, për ish-shefin e një burgu rumun të kohës së komunizmit, për rolin e tij në vdekjen e 103 të burgosurve politikë.

Gjykata e Lartë e Apelit në Rumani sot e ka hedhur poshtë ankesën e personit, Ion Ficior, 88 vjeçar, i cili pretendon se nuk ishte fajtor për vdekjet, pasi ai vetëm i kishte zbatuar urdhërat.

Pas vendimit gjyqësor, policia e ka dërguar Ficiorin në burg.

Ky person ishte komandant i kampit të punës Pweriprave, në periudhën 1958 – 1963. Gjatë procesit gjyqësor, ish të burgosurit kanë dëshmuar për kuishte të tmerrshme në burg, përfshirë rrahjet, mosdhënien e ushqimit dhe ilaçeve, regjim i ashpër i punës dhe qeli pa nxehje.

“Shumë njerëz kanë vdekur ajte dhe kjo konsiderohej normale”, u tha mediave rumune ish i burgosuri, Ion Radu, i cili i kishte vuajtur 12 vjet në këtë burg, për shkak se i takonte një organizate antikomunsite.

“Ai totalisht e meriton këtë dënim, sepse ishte njeri mizor”, tha Radu për ish-shefin e burgut, Ion Ficior.

Në vitin 2016, në Rumani ishte dënuar me 20 vjet burg edhe një tjetër ish-shef i burgut, me ermin Alexandru Visinescu, për rolin e tij në vdekjen e të burgosurve në burgun, Ramnicu Sarat, në periudhën 1956 – 1963.

XS
SM
MD
LG