Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga sulmi në Bagdad


Bagdad - foto arkivi
Bagdad - foto arkivi

Ka arritur në 15 numri i të vdekurve në një sulm vetëvrasës, i cili ka ndodhur të mërkurën në një postbllok të policisë në Bagdad.

Zyrtarët irakianë thanë se sulmuesi ka shpërthyer një kamion të madh, të mbushur me eksplozivë, kur i është afruar postbllokut.

Së paku tre nga të vrarët dhe shumë të plagosur janë policë, ndërsa të tjerët janë civilë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por militantët e Shtetit Islamik kanë kryer sulme të ngjashme në të kaluarën.

Tani, ata po ashtu janë nën presion, pasi bastioni i tyre në qytetin e Mosulit është sulmuar nga forcat qeveritare, të mbështetura nga SHBA-ja.

XS
SM
MD
LG