Ndërlidhjet

Trump dhe Xi takohen javën e ardhshme


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme, për të takuar presidentin Donald Trump.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se takimi i parë i presidentëve do të zhvillohet në Florida, më 6-7 prill.

Marrëdhëniet e ardhshme midis dy ekonomive më të mëdha në botë kanë qenë të paqarta pas zgjedhjes së Trumpit, i cili është inauguruar më 20 janar.

Gjatë fushatës, ai e ka akuzuar Pekinin për politika të padrejta të tregtisë.

XS
SM
MD
LG