Ndërlidhjet

Shefi i OKB-së arrin në Irak


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka arritur në Irak për të rishikuar, siç tha ai, "situatën e tmerrshme humanitare", derisa forcat e sigurisë vazhdojnë betejën për të rikthyer qytetin e Mosulit nga grupi militant Shteti Islamik.

"Mbrojtja e civilëve duhet të jetë prioritet absolut", shkroi Guterres në Twitter.

Shefi i OKB-së pritet të takojë kryeministrin irakian, Haidar al-Abadi, në Bagdad dhe të udhëtojë në Irbil, kryeqytetin e rajonit kurd të Irakut.

Në muajin tetor, forcat qeveritare, me mbështetjen amerikane, kanë nisur një ofensivë masive për rikthimin e Mosulit, bastionit kryesor të Shtetit Islamik në Irak.

Forcat e kanë rikthyer pjesën lindore të qytetit, ndërsa janë duke luftuar për anën perëndimore, e cila është më shumë e populluar.

XS
SM
MD
LG