Ndërlidhjet

Putin: Protesta antikorrupsion e Navalnyt – promovim personal


Vladimir Putin gjatë fjalimit të sotëm në qytetin Arhangelsk në Rusi
Vladimir Putin gjatë fjalimit të sotëm në qytetin Arhangelsk në Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka hedhur poshtë kritikat ndaj goditjes së policisë kundër protestuesve, duke thënë se çdokush që nuk e respekton ligjin do të ndëshkohet dhe ka sugjeruar se lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, po i shfryzëon tubimet për ta promoviuar vetveten para zgjedhjeve presidenciale.

Deklarata e sotme e Putinit ishte komenti i parë publik i tij për tubimet antikorrupsion, në të cilat kanë marrë pjesë dhjetëra mijëara njerëz në disa qytete në gjithë Rusinë, para katër ditësh.

Këto ishin protestat më të mëdha kundër qeverisë së tij në gati pesë vitet e fundit.

Duke iu referuar qartas organizuesit të protestave, Aleksei Navalnyt, por pa e përmendur emrin e tij, Putin tha se është “gabim kur dikush, disa forca politike përpiqen ta shfryzëtojnë këtë për interesin e tyre të pistë, jo për ta përmirësuar situatën në vend, por për promovim të vetëvetes në arenën politike para fushatave zgjedhore”.

XS
SM
MD
LG