Ndërlidhjet

Turqia thotë se 50 mijë sirianë janë rikthyer në zonat e rimarra nga IS-i


Al-Bab, Siri
Al-Bab, Siri

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se rreth 50,000 sirianë të zhvendosur dhe refugjatë janë rikthyer në zonat që Turqia dhe aleatët e saj opozitarë kanë marrë nën kontroll në veri të Sirisë.

Komentet e Cavusoglut vijnë vetëm disa ditë pasi kryeministri turk, Binali Yildirim ka vlerësuar lartë përfundimin me sukses të operacionit ushtarak të Turqisë në Siri, të quajtur “Mburoja e Eufratit”.

Turqia me aleatët e saj larguan nga zona kufitare Siri-Turqi, militantët e Shtetit Islamik.

Cavusoglu ka thënë se siguria në zonat e marra nga IS-i, më vonë do t’iu kalohet forcave lokale. Turqia, në këtë zonë po ashtu lufton kundër milicisë kurde, të cilët i konsideron “terroristë”.

“Njerëzit kanë filluar të kthehen në këto vende. Ushtarët tanë janë atje. Ne duhet të ndërtojmë një zonë të lirë nga terrori”, ka thën Cavusoglu.

Lufta në Siri, që nisi më 2011, vlerësohet se ka lënë të vdekur mbi 300,000 persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Turqia mbështetë rebelët në Siri, të cilët kundërshtojnë qeverinë e presidnetit Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG