Ndërlidhjet

Sondazh: Shumica e amerikanëve mbështesin një hetim të pavarur për Rusinë


Komiteti për Inteligjencë i Senatit amerikan, foto nga arkivi

Një sondazh i ri thotë se një shumicë e ngushtë e amerikanëve mbështesin një hetim të pavarur për lidhjet e mundshme mes fushatës zgjedhore të Donald Trump me qeverinë ruse.

Por sondazhi, që është publikuar nga Associated Press dhe Qendra për Kërkime të Çështjeve Publike, NORC, ka treguar se mendimet janë thellësisht të ndara në mes të demokratëve dhe republikanëve.

Shumica e amerikanëve të anketuar, kanë thënë se janë më së paku të shqetësuar për mundësinë që fushata e Trumpit të ketë pasur kontakte të papërshtatshme me qeverinë ruse. Megjithatë, më pak se gjysma e të anketuarve kanë thënë se janë shumë të shqetësuar për këtë çështje.

Në përgjithësi, 52 për qind e amerikanëve të anketuar janë në favor të një hetimi të pavarur, ndërkaq 23 për qind janë kundër.

FBI që prej korrikut është duke hetuar për ndikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale dhe për mundësinë e koordinimit me bashkëpunëtorët e Trumpit.

Edhe komitetet për inteligjencë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve janë duke hetuar për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje.

Në këtë sondazh kanë marrë pjesë 1,110 persona. Margjina e gabimit është 4 për qind.

XS
SM
MD
LG