Ndërlidhjet

Hungaria miraton një ligj që rrezikon universitetin e Sorosit


Protestat në Budapest kundër ligjit të ri për universitetet - 2 prill 2017.

Parlamenti i Hungarisë miratoi një ligj të ri, i cili mund të detyrojë një universitet të respektuar - i themeluar nga miliarderi amerikan, George Soros - të largohet nga vendi.

Ligji kërkon nga universitetet e huaja në Hungari të kenë kampus dhe të ofrojnë kurse të ngjashme në vendin e tyre të origjinës.

Shumë në Hungari dhe jashtë saj besojnë se ligji ka në shënjestër Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest, të cilin qeveria nacionaliste e kryeministrit Viktor Orban e sheh si bastion të opozitës liberale.

Ministri për Çështje Humane i Hungarisë, Zoltan Balog, u tha ligjvënësve se organizatat e Sorosit janë "organizata agjentësh".

"Jemi të angazhuar për shuarjen e aktiviteteve të tilla", tha ai.

Më 2 prill, mijëra studentë dhe mbështetës të Universitetit të Evropës Qendrore protestuan kundër ligjit, për të cilin Universiteti tha se do t'i rezistojë.

Me ligjin e ri, Universiteti i Evropës Qendrore mund të detyrohet të ndalojë pranimin e studentëve më 2018 dhe të mbyllë dyert më 2021.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Budapest u citua të ketë thënë se Uashingtoni "është i zhgënjyer me kalimin e përshpejtuar të ligjit që godet Universitetin e Evropës Qendrore".

I themeluar në vitin 1991, ky universitet ka mbi 1,400 studentë nga më shumë se 100 vende.

XS
SM
MD
LG