Ndërlidhjet

OKB: Pastrimi i minave në Siri dhe Irak mund të zgjasë me vite


Pamje pas një eksplodimi në Mosul të Irakut

Ekspertja e Kombeve të Bashkuara për mina, Agnes Marcaillou, thotë se do të nevojiten prej 40 e deri në 50 vjet dhe miliarda dollarë, për t’i pastruar minat, pajisjet e improvozuara eksploduese, dhe mbetjet e tjera, nga luftërat disavjeçare në Irak dhe Siri.

Zonja Marcaillou, që është drejtoreshë e Shërbimit për aksion të minave e Kombeve të Bashkuara, tha mbrëmë se do të duhen “dekada të punës”, që këto dy vende të përfshira nga lufta, të duken sikur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore.

Ajo ka parashikuar se do të nevojiten afro 180 milionë dollarë amerikanë për një vit, për largimin e minave, armatimeve dhe materialeve eksploduese, në hapësirat ku është marrë kontrolli nga militantët e Shtetit Islamik në Irak, përfshirë 50 milionë dollarë në vit, vetëm për rajonin e Mosulit.

Për Sirinë ajo theksoi se duhen përpjekje të gjëra që ky vend përsëri të jetë i sigurt, por kjo mund të arrihet vetëm nëse sigurohen fonde të mjaftueshme.

XS
SM
MD
LG