Ndërlidhjet

Rusi: Një ligjvënës ka vdekur pas rrëzimit në saunë


Vadim Tyulpanov
Vadim Tyulpanov

Hetuesit rusë thonë se një ligjvënës rus ka vdekur pasi ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në një saunë në Shën Petersburg.

Në kumtesën e sotme, Komiteti Hetues Federal tha se Vadim Tyulpanov, anëtar i Këshillit të Federatës, që është Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë, dje ishte lënduar pas rrëzimit dhe ishte shpallur i vdekur nga ekipi mjekësor i emergjencës.

Mediat ruse raportojnë se Tyulpanov e kishte thyer kafkën kur ishte rrëzuar.

Komiteti tha se autoritetet e zbatimit të ligjit po synojnë t’i përcaktojnë në mënyrë precize rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.

Prej vitit 2011, Tyulpanov ishte anëtar i Këshillit të Federatës.

XS
SM
MD
LG