Ndërlidhjet

Trump: Sulmi në Idlib është “fyerje për njerëzimin”


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sulmi i raportuar kimik në provincën Idlib të Sirisë “është fyerje për njerëzimin”.

Sulmi, i cili ka ndodhur të hënën, ka lënë mbi 70 njerëz të vrarë.

Duke folur në një konferencë për media në Uashington, së bashku me Mbretin Abdullah të Jordanisë, Trump tha se incidenti “nuk mund të tolerohet”.

“Ai sulm mbi fëmijët ka pasur ndikim të madh në mua. Ka qenë një gjë e tmerrshme. E kam shikuar dhe nuk ka gjë më të keqe”, tha Trump.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë akuzuar regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, për kryerjen e sulmit kimik në qytetin Khan Sheikhoun.

Siria dhe aleatja e saj, Rusia, kanë fajësuar rebelët.

XS
SM
MD
LG