Ndërlidhjet

SHBA: Neil Gorsuch konfirmohet për gjyqtar në Gjykatën Supreme


Neil Gorsuch
Neil Gorsuch

Senati i Shteteve të Bashkuara sot e ka konfirmuar gjyqtarin, Neil Gorsuch, për anëtar të Gjykatës Supreme.

Votimi i sotëm 54 për dhe 45 kundër, u bë vetëm një ditë pasi senatorët republikanë i ndryshuann rregullat duke lejuar që Gorsuch të votohet me shumicë të thjeshtë.

Nominimi i gjyqtarit Gorsuch nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump, ishte kundërthënës, pasi republikanët në Senat patën refuzuar t’i mundësojnë dëgjim konfirmues, gjyqtarit, Merrick Galrand, të nominuarit të ish-presidentit, Barack Obama, për nëntë muaj, duke shpjeguar se vendi i zbrazët duhet të plotësohet nga presidenti i zgjedhur në nëntor të vitit 2016.

Neil Gorsuch, 49 vjeçar, pritet ta ripërtrijë shumicën konservatore në gjykatë në raport 5:4.

Ai është zgjedhur në vend të gjyqtarit, Antonin Scalia, i cili pat vdekur në shkurt të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG