Ndërlidhjet

Suedi: Konfirmohet se i dyshuari për sulm me kamion ishte nga Uzbekistani


Policia suedeze në vendin ku një kamion e ka goditur turmën e njerëzve në qendër të Stokholmit

Zëvendësprokurori i Suedisë, Hans Ihrman, i ka konfirmuar raportet se personi i arrestuar lidhur me sulmin vdekjeprurës me kamion në Stokholm, është një 39 vjeçar nga Uzbekistani.

Autoritetet suedeze thanë sot se ky person, emri i të cilit nuk është zbuluar, më parë ishte nën vëzhgim të autoriteteve.

Më herët, policia tha se personi i arrestuar si “i dyshuar për krim terrorist” ishte, po ashtu, i dyshuar se dje e kishte drejtuar kamionin në turmën e njerëzve në pjesën qendrore të Stokholmit.

Nga ky sulm nga Drotingatam, janë vrarë katër vetë dhe plagosur 15 të tjerë.

Kamioni, që ishte rrëmbyer, ka lëvizur më tepër se 500 metra përgjatë shtegut kryesor të këmbësorëve, e pastaj është përplasur në turmën e njerëzve, që ishin jashtë qendrës luksoze të shitjes, Ahlens, aty kah ora 15.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG