Ndërlidhjet

Marina amerikane e dërgon një grup sulmues në Gadishullin Korean


Pamje e luftanijes amerikane USS Farragut
Pamje e luftanijes amerikane USS Farragut

Në një shenjë të rritjes së tensioneve në rajon, Marina e Shteteve të Bashkuara tha se e dërgon një grup sulmues, përfshirë një aeroplanbartës, në Gadishullin Korean.

Zëdhënësi i Komandës amerikane të Paqësorit, Dave Benham, tha sot se grupi sulues, Carl Vinson, po dërgohet në gadishull për “ta mbajtur gatishmërinë dhe praninë në Paqësorin perëndimor”.

Një tjetër zyrtar, i cili ka kërkuar që të mos identifikohet, tha se grupi sulmues po udhëtonte nga Singapori në gadishull, derisa janë shtuar shqetësimet për programin e armatimit të Koresë Veriore.

Zëdhënësi Benham tha se Koreja Veriore mbetet problemi numër 1 në rajon, për shkak “të programit të vet të testeve raketore dhe aktivitetit për kapacitet të armatimit atomik, që është një program i pamatur, i papërgjegjshëm dhe destabilizues”.

Koreja Veriore disa herë kohëve të fundit ka zhvilluar prova të raketave balistike, duke i shkelur rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Një test i tillë i fundit u bë në fillim të këtij muaji.

XS
SM
MD
LG