Ndërlidhjet

Egjipt: Nga sulmi me bombë në një kishë – 25 vetë të vrarë


Pjesëtarët e policisë së Egjiptit afër Kishës Kopte në Kajro, e cila u sulmua në dhjetor të vitit të kaluar

Nga një sulm me bombë brenda një kishe në qytetin Tanta në Egjipt, janë vrarë 25 vetë dhe plagosur më tepër se 50 të tjerë, ka raportuar Televizioni shtetëror i Egjiptit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershmme për sulmin e sotëm.

Eksplodimi ka ndodhur derisa besimtarët e krishterë merrnin pjesë në një meshë lidhur me festën e Pashkëve, kanë raportuar mediat shtetërore.

Në Egjipt jeton një popullatë e krishterë, që përbënë 10 % të popullatës së tërësishme dhe ajo rregullisht është sulmuar nga ekstremistët islamikë.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, një një sulm me bombë në katedralen më të madhe kopte në kryeqytetin, Kajro, janë vrarë së paku 25 vetë dhe plagosur 49 persona të tjerë.

Papa Françesk, i cili në fund të këtij muaji do ta vizitoj Egjiptin, e ka dënuar sulmin e sotëm vdekjeprurës dhe ka shprehur “ngushëllime të thella” për të gjithë egjiptianët dhe për liderin e Kishës Kopte.

Papa tha se e ka lutur Zotin “që t’i ndryshoj zemrat e atyre që përhapin terror, dhunë dhe vdekje, dhe po ashtu, zemrat e atyre që prodhojnë dhe trafikojnë armatim”.

Sheiku i madh, Ahmet al-Tayeb, lider islamik sunit, e ka dënuar sulmin, duke e cilësuar si “sulm i neveritshëm terrorist, që për cak i kishte jetët e personave të pafajshëm”.

XS
SM
MD
LG