Ndërlidhjet

Suedi: Policia thotë se sulmuesi me kamion ka treguar simpati për IS-in


Njerëzit duke vendosur lule në shenjë nderimi për viktimat e sulmit me kamion në Stokholm

Policia e Suedisë thotë se i dyshuari për sulmin me kamion në Stokholm, ishte i njohur se kishte shprehur simpati për grupet ekstremiste, përfshirë Shtetin Islamik (IS).

Policia, po ashtu, ka njoftuar se të dyshuarit i ishte marrë lejeqëndrimi i përhershëm në Suedi dhe po kërkohej për dëbim.

Një person 39 vjeçar nga Uzbekistani është i dshuar se me një kamion e ka sulmuar turmën e njerëzve afër një qendre tregtare më 7 prill.

Njëherësh, raportohet se edhe një person tjetër është arrestuar lidhur me këtë sulm vdekjeprurës, nga i cili u vranë katër vetë.

Por, agjencia Reuters ka raportuar se ai ishte arrestuar me shkallë të ulët të dyshimit.

Policia tha se gjithsej pesë vetë të tjerë, që janë interesant për hetimet, mbeten në paraburgim.

XS
SM
MD
LG