Ndërlidhjet

Macron publikon planin e tij për trajtimin e terrorizmit


Kandidati i qendrës për president të Francës, Emmanuel Macron.
Kandidati i qendrës për president të Francës, Emmanuel Macron.

Kandidati i qendrës për president të Francës, Emmanuel Macron, nisi fushatën presidenciale me planet për të trajtuar terrorizmin, duke i detyruar kompanitë e internetit të nxjerrin mesazhet e koduara.

Fushata zgjedhore nisi zyrtarisht të hënën, dy javë para rrethit të parë të votimeve.

Sondazhet e opinionit parashohin që Macron dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, të arrijnë në rrethin e dytë më 7 prill.

Në rrethin e parë, më 23 prill, do të garojnë 11 kandidatë.

Duke folur në Paris, Macron tha se dëshiron t’i detyrojë ligjërisht kompanitë e mediave sociale që t’iu japin autoriteteve qasje në mesazhet e koduara midis terroristëve të dyshuar.

“Shtetet demokratike duhet të kenë qasje në përmbajtjen e shkëmbyer midis terroristëve në mediat sociale”, tha Macron.

Ai tha se “nuk është më e pranueshme” që kompanitë të insistojnë në pohimet se kanë obligim kontraktual ndaj klientëve për ofrimin e komunikimit të mbrojtur.

Macron tha se dëshiron diskutime të hapura me kompanitë: Google, Facebook, Apple dhe Twitter.

XS
SM
MD
LG