Ndërlidhjet

Sulmuesi me kamion në Stokholm ka pranuar se ka kryer akt terrori


Pamje e kamionit me të cilin është sulmuar turma e njerëzve në Stokholm të Suedisë

I akuzuari Rakhmat Akilov, 39 vjeçar, ka pranuar se ka kryer akt të terrorizmit, ka thënë avokati i tij.

Ky shtetas i Uzbekistanit sot në një gjykatë në Stokholm të Suedisë, ballafaqohet me akuzën për vrasjen e katër vetëve javën e kaluar, duke e drejtuar një kamion të rrëmbyer drejt turmës së njerëzve.

Zëvendësprokurori suedez, Hans Ihraman, tha se Akilov është i akuzuar se ka kryer “akt terrorist”.

Policia ende nuk e ka treguar emrin e personit të dytë, i cili është arrestuar më 9 prill lidhur me këtë rast.

Prej 7 prillit, autoritetet suedeze i kanë kryer më se 600 intervista dhe kanë ndërmarrë një numër të bastisjeve në territorin e Stokholmit, në kuadër të hetimeve lidhur me sulmin me kamion.

XS
SM
MD
LG