Ndërlidhjet

Turqi: Nga eksplodimi – së paku katër vetë të plagosur


Pamje pas eksplodimit të sotëm në pjesën qendrore të qytetit Dijarbakir në Turqi

Nga një eksplodim në një kompleks policor në qytetin juglindor, Dijarbakir në Turqi, janë plagosur së paku katër persona, ka njoftuar Ministria e brendshme turke.

Ky eksplodim ndodhi vetëm disa ditë para mbajtjes së referendumit, me të cilin kërkohet zgjerimi i autoritetit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Një i lënduar raportohet se është në gjendje kritike.

Shkaku i eksplodimit, që është përcjellur me re të tymit mbi pjesën qendrore Baglar në Dijarbakir, nuk ishte menjëherë i njohur.

Ky qytet është më i madhi në pjesën juglindore të Turqisë, ku militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) kanë luftuar kundër qeverisë së Turqisë për më tepër se tri dekada, duke kërkuar autonomi të kurdëve.

Më 16 prill në Turqi mbahet referendumi me të cilin synohet zgjerim i autoriteteve të Erdoganit, duke e transformuar Turqinë në republikë presidenciale.

XS
SM
MD
LG