Ndërlidhjet

OKB: Në KS votohet lidhur me hetimet për sulmin kimik në Siri


Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot voton për rezolutën me të cilën do të lansoheshin hetimet e pavarura të sulmit kimik kundër civilëve sirianë, javën e kaluar, që ka nxitur sulme ajrore amerikane.

Megjithatë, diplomatët e OKB-së thonë se Rusia pritet që ta bllokoj miratimin e rezolutës.

Kina, e cila në të kaluarën, po ashtu, e ka pozicionuar vetveten me Sirinë, planifikon të abstenoj nga ky votim.

Në propozimrezolutë, e përpiluar nga Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, shprehet “tmerr” për këtë sulm dhe kërkohet hetim i përnbashkët nga OKB-ja dhe Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik.

XS
SM
MD
LG