Ndërlidhjet

Shqipëri, zgjedhja e presidentit, nisin procedurat


Parlamenti i Shqipërisë
Parlamenti i Shqipërisë

Zëri i Amerikës

Në Shqipëri parlamenti nis sot procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Kushtetuta shqiptare parashikon mundësinë deri në 5 votime për zgjedhjen e kreut të Shtetit

Votimi i parë është parashikuar javën e ardhshme, më 19 prill. Në tre raundet e para të votimit kërkohet një shumicë e cilësuar prej 84 votash, ndërsa në raundin e katërt dhe të pestë presidenti mund të zgjidhet dhe më shumicën e thjeshtë prej 70+1 deputetësh.

Shumica aktuale e majtë i kontrollon e vetme 84 vota. Eshtë ende e paqartë nëse ajo do të tentojë që ta zgjedhë kreun e Shtetit që në raundin e parë. Kryeministri Edi Rama la sot të hapur dhe mundësinë që të presë propozime dhe nga palët e tjera.

Ai u shpreh se “i takon koalicionit qeverisës dhe në radhë të parë aksit strategjik PS-LSI – siç theksoi ai - të përcaktojë se kush është zgjedhja më e mirë, me vullnetin e plotë për t’u hapur ndaj të gjitha palëve në mënyrë që t’i japim vendit një president dinjitoz”, deklaroi zoti Rama.

Deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare. Mandati i presidentit aktual Bujar Nishani përfundon 24 korrikun e ardhshëm.

*Ky tekst fillimisht u botua në VOA shqip

XS
SM
MD
LG