Ndërlidhjet

Në Beograd vazhduan protestat kundër Vuçiqit


Pamje nga njëra prej protestave në Beograd.

Qindra qytetarë serbë protestuan të enjten mbrëma në Beograd, për të 18 natë, kundër partisë në pushtet.

Qytetarët, kryesisht studentë, u mblodhën përkundër motit të ftohtë dhe shiut.

Demonstratat kundër, siç thuhet, “diktaturës” kanë nisur në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë më 3 prill, një ditë pasi kryeministri Aleksandar Vuçiq fitoi zgjedhjet presidenciale.

Protestuesit thonë se duan shkarkimin e “elitës politike” që udhëheq Vuçiqi.

Tubimi i radhës është paralajmëruar për të premten.

XS
SM
MD
LG