Ndërlidhjet

Francë: Hetohet ndikimi i lajmeve të rrejshme në zgjedhjet presidenciale


Kandidatët për president të Francës, Emmanuel Macron (majtas) dhe Marine Le Pen (djathtas)
Kandidatët për president të Francës, Emmanuel Macron (majtas) dhe Marine Le Pen (djathtas)

Zyra e Prokurorit në Paris ka nisur hetimet nëse të ashtuquajturat lajme të rrejshme, janë përdorur për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të 7 majit në Francë.

Ky njoftim vjen pasi kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, i cili është favorit në zgjedhje, ka ngritur padi.

Macron ka ngritur padi, pasi rivalja e tij e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, gjatë debatit televiziv më 3 maj, ka sugjeruar se ai mund të ketë llogari offshore në Bahamas.

Gjatë debatit, ajo ka thënë “shpresoj se ne nuk do të zbulojmë se ti ke llogari offshore në Bahamas”.

Le Pen si duket i është referuar një publikimi disa orë para debatit, ku pretendohej se Macron ishte i përfshirë me një bankë të Karaibeve dhe një firme në ishullin Nevis.

Le Pen shpejt u tërhoq nga këto komente, pasi këto raportime dolën të jenë të rrejshme.

Në dokumentet e publikuara, nënshkrimi i Macron nuk përputhej me nënshkrimin që ai përdor. Pasaktësi të tjera po ashtu nënvlerësuan këtë postim anonim.

Macron është një ish-bankier dhe kundërshtarja e tij, Le Pen shpesh e ka akuzuar atë mbi interesat e tij biznesore.

XS
SM
MD
LG