Ndërlidhjet

Ambasada amerikane i bën thirrje Kuvendit të ratifikoj demarkacionin


Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

“Ne mbesim plotësisht të bindur – pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – se vija e shënimit të kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikane.

“Ka ardhur koha t’iu jepen fund argumenteve dhe mospajtimeve që vetëm po e lëndojnë Kosovën, dëmtojnë kredibilitetin e Kosovës jashtë vendit dhe pengojnë mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm”, vijon komunikatë.

“Kjo marrëveshje paraqet shënim të mirë, të saktë dhe të drejtë të kufirit ndërmjet dy vendeve fqinje shumë miqësore”, thekson Ambasada Amerikane.

“E nxisim qeverinë që menjëherë ta dërgojë sërish instrumentin e ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët ta ratifikojnë atë pa asnjë vonesë. Ka ardhur koha t’i jepet fund pengesave politike të Republikës së Kosovës ashtu që Kuvendi dhe Qeveria të fillojnë të shënojnë përparim në çështjet tjera jetike në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, theksohet në qëndrimin amerikan.

XS
SM
MD
LG