Ndërlidhjet

logo-print

Centrali bërthamor i Fukushimës, më i dëmtuar se ç'pritej



Shtresa mbrojtëse në reaktorin tre, që përmban plutonium, në centralin bërthamor të Fukushimës mund të jetë dëmtuar, kanë pranuar zyrtarët japonezë. Lajmi vjen pasi inxhinierët që po punonin me sistemin e ftohjes në reaktorin e tretë i ishin ekspozuar niveleve të rezatimit 10 mijë herë më të larta se ato që priteshin.

Dëmet në centralin bërthamor të Fukushimës u shkaktuan nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit. Nga këto katastrofa natyrore numri i të vdekurve sot konfirmohet mbi 10 mijë dhe 17'500 të tjerë llogariten të zhdukur.
XS
SM
MD
LG