Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Tetë të vrarë nga dhuna sektare


Zyrtarët në Pakistan thonë se tetë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, kur persona të armatosur kanë hapur zjarr kundër myslimanëve shiitë.

Ka dyshime se ky incident, që ndodhi sot, mund të jetë dhunë sektare.

Sulmi u bë në qytetin Began të qarkut Kurram, afër kufirit me Afganistanin.

Kjo hapësirë ka një histori të dhunës ndërmjet sunitëve shumicë në Pakistan dhe pjesëtarëve të pakicës shiite.

Zyrtarët lokalë thanë se sulumesit kishin hapur zjarr në dy makina. Ndër personat e vrarë janë një grua dhe një fëmijë.
XS
SM
MD
LG