Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Thaçi u takua me ministrin e jashtëm të Austrisë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “është moment mjaft i rëndësishëm që qeveria e Austrisë të ndikoj, që sa më parë Kosovës t’i ofrohet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave”.

Këto komente ai i bëri në Prishtinë, gjatë takimit të sotëm me ministrin e jashtëm të Austrisë, Michael Spindelegger, ka njoftuar kryeministria e Kosovës.

Zoti Thaçi ka theksuar se vizita e dytë në Kosovë, brenda një periudhe të shkurtër, e ministrit Spindelegger, është tregues i qartë i përkushtimit dhe avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Mëtutje, në njoftim, thuhet se ministri i jashtëm austriak, Michael Spindelegger, ka mbështetur nisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka premtuar përkrahje të Austrisë në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG