Ndërlidhjet

Të vazhdojnë bisedimet...


Nga takimi i parë në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Nga takimi i parë në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Bisedimet e filluara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nën kryesimin e Robert Kuperit, zyrtar i lartë i Këshillit të Bashkimit Evropian, pritet të vazhdojnë javën e ardhshme.

Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, gjatë një takimi me gazetarë të premten përsëriti qëndrimin e tij se Kosova duhet t’i vazhdojë bisedimet me Serbinë dhe të mos ndalet.

Presidenti Pacolli shprehu bindjen se nga ky dialog, rezultatet do të jenë në favor të të gjithë qytetarëve.
Ne nuk duhet të ndalemi e të mos
bisedojmë.


Ne nuk duhet të ndalemi e të mos bisedojmë. Ne jemi ajo pjesa humbëse, ne i kemi eshtrat e të pagjeturve, neve na mungojnë fondet që janë vjedhur, shkatërrime janë bërë këtu te ne... Janë vjedhur fabrikat komplete nga ne”.

“Gjithashtu, është vjedhur dokumentacioni nga ne dhe ne kemi interes që të ulemi, të bisedojmë dhe ato t’i kthehen prapë Kosovës. Për çdo gjë tjetër që shkon në përmirësimin e jetës së qytetarëve, ne nuk duhet të ngurojmë dhe duhet të jemi të hapur dhe të flasim”
, tha Pacolli.

Ndërkaq, zyrtarë të Qeverisë mëtojnë të mos u japin ndonjë peshë të madhe bisedimeve, duke i quajtur ato të karakterit teknik.

Mirëpo, analistët politikë thanë se për shkak të problemeve politike të pazgjidhura me Serbinë, dialogu mund të shndërrohet në politik.

Por, presidenti Pacolli duke aluduar për veriun e Kosovës, theksoi se institucionet e Kosovës i kanë vijat e kuqe, për të cilat nuk do të bisedojnë me Beogradin asnjëherë.

Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli.

“Kemi pavarësinë tonë, kemi Kushtetutën tonë, kemi sovraniteti tonë - ato janë pikat e kuqe, mbi të cilat nuk do të ketë bisedime. Çdo bisedë tjetër për rrëzimin e barrierave për liri të lëvizjes së njerëzve, mallrave, ideve, është punë teknike dhe ne atë duhet ta bëjmë”, theksoi Pacolli.

Ai shtoi se situata aktuale në veri të Kosovës, është e dhimbshme dhe ajo duhet të zgjidhet sa më parë. Presidenti Pacolli, madje, pohoi se në veri të Kosovës në vend se të funksionojnë ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës, atje funksionojnë ligjet e kriminelëve.

Dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ishte temë diskutimi edhe e ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger, dhe përfaqësuesit të institucioneve të Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Austrisë mbështeti nisjen e dialogut, si dhe premtoi mbështetjen e vendit të tij në proceset integruese të Kosovës në BE.
...jemi të interesuar që t’i motivojmë të dyja palët që t’i vazhdojnë bisedimet teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


“Nga informatat që ne kemi, vërejtëm se ka progres në këtë aspekt. Kjo, sipas mendimit tim, është e nevojshme që të kontribuojë në çështjen e integrimit evropian ose perspektivën evropiane dhe që ta shpejtojë procesin. Për këtë arsye, jemi të interesuar që t’i motivojmë të dyja palët që t’i vazhdojnë bisedimet teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”,
u shpreh Spindelegger.

Sido që të jetë, BE-ja përsërit se pret që të dy palët do të jenë konstruktive në këtë dialog dhe se zgjidhja e problemeve në mënyrë graduale do ta avancojë edhe dialogun.

Ideja dhe qëllimi i dialogut është afrimi i Prishtinës dhe Beogradit me Bashkimin Evropian dhe zhvillimi i një bashkëpunimi rajonal, thanë zyrtarë të BE-së.
XS
SM
MD
LG