Ndërlidhjet

Jemen: Protestojnë mbështetësit dhe kundërshtarët e qeverisë



Mijëra njerëz u tubuan në kryeqytetin e Jemenit, Sana, për të demonstruar mbështetjen dhe kundërshtimin ndaj qeverisë së presidentit Ali Abdullah Saleh.

Protestuesit anti-qeveritarë dolën në demonstratën e quajtur "Dita e Largimit" për të kërkuar dorëheqjen e Salehit pas 32 vjetësh në pushtet.

Duke folur në një tubim tjetër, Saleh u tha përkrahësve të tij se është i gatshëm ta dorëzojë pushtetin, por vetëm në "duar të sigurta".

Më herët, Saleh pat ofruar të largohet, por vetëm pas zgjedhjeve parlamentare apo presidenciale që do mbaheshin në janar, 2012. Opozita e refuzoi ofertën si të "pasinqertë".

Vendet e Perëndimit kanë ngritur shqetësimet se militantët e Al Kaidës në vend mund të eksploatojnë gjendjen e krijuar.
XS
SM
MD
LG