Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Protesta masive të punëtorëve të shërbimeve publike


Më se 10 mijë mësues, mjekë, policë dhe punëtorë të tjerë të sektorit publik në Serbi, kanë protestuar sot në Beograd, duke kërkuar rritje të rrogave dhe përmirësim të kushteve të punës.

Zhivorad Bërkiq, nga sindikata e shëndetësisë, tha se “dëshirojmë të zhvillojmë negociata me qeverinë menjëherë, sepse deri tash shumë herë ata e kanë përsëritur se nuk ka para”.

Rroga mesatare në muajin shkurt në Serbi ishte afro 350 euro, që paraqet një rritje 3% në krahasim me muajin janar, ka njoftuar sot Zyra e Statistikave të Serbisë.

Agjencia AFP raporton se e goditur rëndë nga kriza globale ekonomike dhe për shkak të mungesës së reformave strukturore, Serbia ishte detyruar t’i reduktoj çmimet publike dhe t’i bllokoj rrogat në sektorin publik prej muajit maj të vitit 2009 deri në janar të vitit 2011, me qëllim që ta kontrolloj deficitin buxhetor.
XS
SM
MD
LG