Ndërlidhjet

OKB: 1 milion njerëz janë larguar nga Bregu i Fildishtë


Kombet e Bshkuara thanë sot se afro një milion njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Bregun e Fildishtë, për shkak të frikës për luftën civile.

Zëdhënësja e Komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatë, Melisha Fleming, u tha gezaterëve në Gjenevë, se pjesa më e madhe e njerëzve po largohen nga kryeqyteti Abixhan.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, tha se së paku 462 njerëz janë vrarë në luftimet prej muajit dhjetor, ndërsa së paku 52 vetë janë vrarë gjatë javës së kaluar.

Konflikti filloi kur lideri Laurent Gbagbo, refuzoi të largohet nga zyra, përkundër faktit se rivali i tij Alassane Outtara, është njohur nga komuniteti ndërkombëtar, si fitues i drejtë i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Zyra në Gjenevë, poashtu, ka marrë raporte të pakonfirmuara, se 200 persona të jashtëm janë vrarë në pjesën perëndimore të Bregut të Fildishtë.

Forcat lojale ndaj liderit Gbagbo, i kanë sulmuar personat e jashtëm, nga vendet që e kanë mbështetur rivalin Outtara.
XS
SM
MD
LG