Ndërlidhjet

logo-print

Jordani: Një i vrarë, derisa policia i shpërndau palët


Raportohet se një kalimtar rasti është vrarë sot, kur trupat e forcave të sigurisë së Jordanisë, kanë përdorë shkopinj dhe ujë me presion, për t’i shpërndarë demonstruesit për monarki, të cilët kanë hedhur gurë në drejtim të protestuesve, që kërkonin reforma politike.

Viktima vdiq në spital, pasi policia e kishte rrahur atë, derisa policia përpiqej t’i shpërndante grupet rivale, në kryeqytetin Aman.

Aktivistët kanë ndërmarrë protesta gjatë disa javëve të kaluara, duke ftuar për monarki kushtetuese.

Dëshmitarët thonë se më se 50 vetë ishin plagosur, disa prej tyre seriozisht.

Kabineti i kryeministrit, Maruf al-Bakhit, më herët këtë muaj, ka shpallur krijimin e komiteti për dialog kombëtar, në përgjegjje të ftesës nga Mbreti Abdullah për shpejtimin e reformave.
XS
SM
MD
LG