Ndërlidhjet

Protestat përhapen në gjithë Sirinë


Protestat kundër sundimit 40-vjeçar të familjes Asad janë përhapur në gjithë Sirinë, përfshirë dhe kryeqytetin Damask.

Forcat e sigurisë raportohet të kenë hapur zjarr ndaj demonstruesve, duke qëlluar për vdekje disa prej tyre.

Informacionet lidhur me viktimat nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur, ngase lëvizjet e gazetarëve thuhet të jenë kufizuar nga ana e autoriteteve.

Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International ka bërë të ditur për vdekjen e 55 personave gjatë javës së kaluar në qytetin Dara.

Kjo e fundit është bërë epiqendra protestave kundër presidentit Bashar al-Asad, i cili e mori pushtetin nga i ati, 10 vjet më parë.
XS
SM
MD
LG