Ndërlidhjet

Dejvid Villa thyen rekordin e golashënuesit


Dejvid Villa është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në ekipin kombëtar të Spanjës.

Me dy shënime brenda katër minutash, ai ka siguruar fitoren e skudarës spanjolle kundrejt ekipit çek.

Villa tani ka 46 gola ndërkombëtare, dy më shumë se rekordi i mëparshëm, i arritur nga ish-sulmuesi spanjoll, Raul.

Fitorja e së premtes i ka siguruar kampionit aktual të Evropës dhe botës një kryesim prej gjashtë pikësh në Grupin I të garave për kualifikim në Kampionatin Evropian 2012.
XS
SM
MD
LG