Ndërlidhjet

Uji radioaktiv pengon stabilizimin e Fukushimës


Puna për të stabilizuar centralin bërthamor të Fukushimës po pengohet nga rrezatimi në ujë.

Zyrtarët thonë se uji radioaktiv është gjetur në tre nga gjashtë reaktorët e impiantit në veri të Tokios.

Ende nuk janë të qarta shkaqet, ndonëse çarja në koren e izolimit të reaktorit, gypi që pikon dhe operacionet për lirimin e presionit janë duke u hetuar si burime të mundshme.

Të paktën 17 punëtorë të centralit u janë ekspozuar niveleve të rrezatimit 10 mijë herë më të larta se limitet e lejuara.

Dëmet në centralin atomik të Fukushimës janë shkaktuar nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit. Mbi 10 mijë persona kanë humbur jetën ndërsa 17 mijë të tjerë konsiderohen të zhdukur nga këto katastrofa natyrore.
XS
SM
MD
LG