Ndërlidhjet

Afganistan, sulmi i NATO-s shkakton viktima civile


Disa civilë kanë humbur jetën nga një sulm i NATO-s në provincën Helmand të Afganistanit.

Sulmi kishte në shënjestër dy automjete, të cilat supozohej se drejtoheshin nga talibanët.

Deklarata e Aleancës ndërkombëtare nuk e qartëson numrin e viktimave.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, disa herë ka kërkuar nga NATO-ja të shmangë vdekjet e civilëve, të cilat vlerësohet së kanë pësuar rritje.
XS
SM
MD
LG