Ndërlidhjet

Rebelët kontrollojnë Axhdabian


Kryengritësit libianë kanë rifituar kontrollin e qytetit të Axhdabias, pas sulmeve ajrore të forcave ndërkombëtare ndaj caqeve të Gadafit.

“Sulmet ajrore po u mundësojnë rebelëve të avancohen drejt Axhdabias. Kjo është e pamoralshme, ilegale dhe nuk është e autorizuar nga Këshilli i Sigurimit”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë libiane, Ibrahim Musa.

Ndërhyrja ushtarake kundër udhëheqësit të Libisë sot ka hyrë në javën e dytë të saj.

Ministria libiane e Shëndetësisë ka kumtuar se 114 persona kanë humbur jetën që nga nisja e sulmeve ajrore.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barak Obama do të mbajë një fjalim televiziv të hënën, për të shpjeguar synimet e Shteteve të Bashkuara në konfliktin në fjalë.
XS
SM
MD
LG