Ndërlidhjet

logo-print

Berlini ndihmon trupat afgane


Ministri gjerman i Mbrojtjes, Tomas de Maicer, tha se Berlini është i angazhuar në trajnimin e forcave afgane të sigurisë. Partneritetin mes forcave gjermane dhe afgane, Maicer e ka quajtur “çelës të suksesit” për transferimin e përgjegjësive të sigurisë te trupat lokale.

Ai i ka bërë këto komente gjatë vizitës së parë në Afganistan, ku është takuar me presidentin Hamid Karzai dhe ministrin e mbrojtjes, Abdul Rahim Vardak.

Maicer pritet të takojë edhe komandantin e forcave ndërkombëtare, gjeneralin amerikan, Dejvid Petreus.
XS
SM
MD
LG