Ndërlidhjet

Obama: Misioni në Libi po arrin sukses

  • RFE /RL

Barak Obama

Barak Obama

Presidenti Barak Obama u tha amerikanëve se misioni ushtarak në Libi është i qartë, i fokusuar dhe i kufizuar dhe se ai ka shpëtuar jetë të panumërta.

Gjatë fjalimit të tij javor në radio, presidenti Obama tha se misioni po shënon sukses.

Ne po arrijmë sukses në mision tonë. Ne i kemi përjashtuar mbrojtjet ajrore të Libisë. Forcat e Gadafit, më nuk janë duke avancuar në gjithë Libinë. Në vendet siç është Bengazi, qytet me afro 700 mijë banorë, për të cilët Gadafi është kërcënuar se nuk do të ketë mëshirë, forcat e tij janë shtyrë prapa. Pra, nuk ka dyshim për këtë aksion, pasi ne vepruam shpejt, është shmangur katastrofa humanitare dhe janë shpëtuar jetë të panumërta të civilëve, njerëzve të pafajshëm, grave dhe fëmijëve”, tha Barak Obama.

Komentet e tij u bënë para fjalimit të planifikuar për 28 mars drejtuar amerikanëve, për të shpjeguar involvimin e vendit të tyre në këtë krizë.

Këto fjalime po bëhen në periudhën e vërejtjeve nga politikanët e lartë dhe ligjvënësit se presidenti nuk ka zhvilluar konsultime të gjera ose nuk e ka shpjeguar qartazi pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në këtë mision.

Gjatë fjalimit në radio, zoti Obama, i paraqiti disa nga arsyet për pjesëmarrje në aksionin ushtarak kundër Libisë:

“Shtetet e Bashkuara nuk duhet dhe nuk do ta bëjnë këtë, që të intervenojnë çdo herë kur diku në botë ka krizë. Por, unë fuqishëm besoj se kur njerëzit e pafajshëm janë nën brutalitet, kur dikush si Gadafi kërcënohet me gjakderdhje, që do ta destabilizonte një rajon të tërë, dhe kur komuniteti ndërkombëtar është i përgatitur të bashkohet për të shpëtuar mijëra jetë, atëherë është në interesin tonë kombëtar që të veprojmë. Është edhe përgjegjësi e jona. Kjo është njëra nga këto raste”
, theksoi Barak Obama.

Forcat perëndimore i filluan sulmet kundër mbrojtjes ajrore të Gadafit dhe avancimit të trupave të tij, më 19 mars, për të mos e lejuar atë që të veprojë sipas kërcënimeve për ta sulmuar popullin e tij.

Shtetet e Bashkuara dhe forcat e tjera ndërkombëtare po vazhdojnë t’i sulmojnë forcat e Gadafit dhe armatimin e tij, me raketa dhe bomba precize dhe po e zbatojnë zonën e ndalim-fluturimit mbi këtë vend dhe embargon e armatimit në det.

Presidenti Obama përsëriti se forcat e Shteteve të Bashkuara nuk do të ndërmarrin aksion tokësor në Libi.

Ushtria jonë ka siguruar kapacitete unike në fillim, por tash kjo është përpjekje e gjerë ndërkombëtare. Aleatët dhe partnerët tanë po e zbatojnë zonën e ndalim-fluturimit mbi Libinë dhe embargon e armatimit në det. Partnerët kryesorë arabë, sikur Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë dhënë aeroplanë”.

“Siç jemi pajtuar këtë javë, përgjegjësia për këtë operacion është transferuar nga Shtetet e Bashkuara tek aleatët në NATO dhe te partnerët tanë. Ky është rasti se si do të duhej të punonte bashkësia ndërkombëtare”,
shtoi Barak Obama.

Ai theksoi se Gadafi duhet t’i ndalë sulmet ndaj civilëve, t’i tërheqë forcat e tij dhe të lejojë që ndihma humanitare të arrijë tek ata që kanë nevojë.

Sipas presidentit Obama, Gadafi e ka humbur besimin e popullit të Libisë dhe legjitimitetin për të sunduar, por nuk ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë për largimin e Gadafit. (f.b.)
XS
SM
MD
LG