Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan, vriten shtatë civilë


Burimet zyrtare në provincën Helmand bëjnë të ditur se shtatë civilë kanë humbur jetën aksidentalisht, kur helikopteri i NATO-s qëlloi dy automjete, për të cilat besohej se bartnin kryengritës talibanë.

Në mesin e të vrarëve janë edhe tre fëmijë. NATO-ja e ka konfirmuar sulmin, por nuk ka dhënë detaje për numrin e viktimave.

Presidenti afgan disa herë i ka bërë thirrje Aleancës ndërkombëtare të shmangë vdekjet e civilëve, të cilat vlerësohet se kanë pësuar rritje.
XS
SM
MD
LG