Ndërlidhjet

Siria liron të burgosurit politikë


Autoritetet siriane kanë liruar mbi 200 të burgosur politikë, prej të cilëve shumica islamistë, kanë bërë të ditur burimet zyrtare.

Këto të fundit thonë se 13 persona kanë humbur jetën në protestat e së premtes, ndërsa aktivistët për të drejtat e njeriut flasin për të paktën 25 të vrarë.

Në rrjetin social Facebook kanë vazhduar edhe sot thirrjet për kryengritje në të gjitha zonat e Sirisë. Protestuesit kërkojnë largimin nga pushteti të presidentit Bashar al-Asad, familja e të cilit sundon Sirinë që 40 vjet.
XS
SM
MD
LG