Ndërlidhjet

Vazhdojnë trazirat në Siri


Protestat antiqeveritare në Siri kanë vazhduar edhe sot. Qindra njerëz janë tubuar në qytetin Dara, ku janë shënuar edhe përleshje ndërmjet protestuesve dhe forcave të regjimit.

Në qytetin e afërt Tafas, demonstruesit i kanë vënë zjarrin selisë së partisë Bath si dhe një stacioni të policisë.

Trazirat kanë vazhduar pavarësisht faktit që autoritetet kanë liruar mbi 200 të burgosur politikë, çfarë ishte kërkesë e protestuesve.

Autoritetet siriane thonë se 13 persona kanë humbur jetën në protestat e së premtes, ndërsa aktivistët për të drejtat e njeriut flasin për të paktën 25 të vrarë.
XS
SM
MD
LG